Tirana, 22:00, Natë “Big Brother”!

vovalbania January 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tirana, 22:00, Natë “Big Brother”!

Rrallëherë ndodh që rrugët e Tiranës mund të shihen bosh një të shtune mbrëma. Nuk është as mesnatë, e as orët e para të ditës tjetër. Pas orës 21:00, sheh nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit gjithnjë e më pak lëzivje. Vihen re lokalet, disa të tejmbushura e disa diçka më pak, me njerëzit të fokusuar tek TV ku transmetohet se çfarë ndodh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, prime-i i Big Brother në Top Channel.

Megjithatë heshtja është ajo që mbizotëron, me reality show-n që ka mbledhur shqiptarët para ekranit, duke thyer çdo rekord shikueshmërie. Këtë e konfirmoi edhe eksperti i IT, Toni Kallanxhi, i ftuar pak ditë më parë në “Wake Up”, ku u shpreh se në rrjetet sociale dhe në Google, është kërkuar si kurrë më parë në lidhje me programin apo me banorët brenda shtëpisë.

Kallanxhi tregoi cilat janë trendet e momentit në Google dhe cili emër nga banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri kërkohej më shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE