Tiranë, çmontohen 60 kamera të krimit/Ja zonat që mbulonin!

vovalbania January 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tiranë, çmontohen 60 kamera të krimit/Ja zonat që mbulonin!

Operacioni “Fijet” për çmontimin e kamerave të paligjshme të sigurisë të vendosura nga persona të dyshuar e me precedente penalë ka nisur edhe në Tiranë. Aksioni i Policisë së Shtetit që ndjek operacionet e zhvilluara në 10 qarqe të vendit ka filluar nga komisariati nr.1.

Në zonën e “Ali Demit”, policia ka çmontuar pesë kamera në banesën e një shtetasi i cili është dënuar më parë për vrasje.  Gjashtë kamera u çmontuan edhe në zonën pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”. Te ish-Parku janë çmontuar katër kamera, ndërsa dhjetë të tilla u hoqën pasi u konstatuan në zonat e Laprakës, si edhe te Rruga e Kavajës e te Rruga e Elbasanit. Po ashtu, 20 kamera u hoqën në zonat: “Xhamlliku”, “5 Maji”, Fresku, Yzberisht e në Fushë Mëzez.

Çmontimi i kamerave do të vijojë në të gjitha zonat e kryeqytetit, ku secili komisariat do të çmontojë kamerat e paligjshme në territorin që mbulon. Mësohet se në total deri tani janë çmontuar rreth 60 kamera. Të gjitha kamerat e çmontuara dyshohet të jenë të lidhura me aparate celulare dhe komandimi i tyre të bëhet përmes internetit, edhe nga jashtë shtetit.

Ditët e fundit, Policia e Shtetit ka ndërmarrë operacionin e koduar “Fijet” e që nisi me kamerat e paligjshme të instaluara në Shkodër nga grupet kriminale atje e që synonin të kontrollonin lëvizjet policore. Ky operacion është shtrirë në disa zona të vendit nga veriu në jug.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE