Kiara dhe Luizi “martohen”, Amosi dhe Dea refuzojnë të marrin pjesë në dasmë

vovalbania February 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kiara dhe Luizi “martohen”, Amosi dhe Dea refuzojnë të marrin pjesë në dasmë

Në kuadër të lojës së caktuar nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e “BBV” është organizuar një dasmë. Çifti që i “ka dhënë fund beqarisë” sigurisht ka qenë Kiara dhe Luizi. Ndërsa ata që ishin kundër kësaj dasme ishin Dea dhe Amosi. Teksa të gjithë ndodheshin në oborr duke kënduar edhe festuar, blogerja dhe aktori “u fshehën” tek dhoma e gjumit.

Të veçuar nga gjithë pjesa tjetër, Amosi dhe Dea vendosën ta “sabotojnë” “dasmën” e Luizit dhe Kiarës. Dyshja qëndruan së bashku në dhomën e gjumit duke u shprehur se ju mungonte dëshira të merrnin pjesë në një dasmë të tillë, ndonëse në kontekstin e lojës.

“Nuk më shkohet tek kjo dasma,”- u shpreh Dea teksa kokë më kokë me Amosin po diskutonin si t’ia prishnin këtë moment Luizit dhe Kiarës.

Në këtë “dasmë” Kiara puthi për herë të parë në buzë Luizin. Më herët Luizi e justifikoi sjelljen e Kiarës në fillim që nuk “ia varte” pasi vetëm nga kjo ai akoma është marrë me të. Sipas Ejllit gjërat e lehta nuk zgjasin shumë dhe e vlerësoi Kiarën që ka qëndruar stoike.

“Kiara ka ardhur këtu që të tregojë kush është Kiara Tito, që të tregojë edukatën e familjes së saj. Karakterin, parimet, vlerat si duhet të sillet një femër edhe kur dashuria është super e vërtetë nga ana e një djali. Dhe si duhet të qëndrojë një femër stoike, mos të ndikohet as prej banorëve, as prej meje, as prej opinionit, as prej Arbanës, as prej gjithë Shqipërisë. Unë jam këtu sepse kjo është kështu. Gjërat e lehta ashtu si i merr edhe i lëshon. Të duket sikur e ke në dorë gjithmonë,-ka shpjeguar Luizi në një bisedë ku pjesë ishte edhe Armaldo dhe Kiara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49243 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE