Vdekja e 30-vjeçares pas lindjes, SUOGJ “Koço Gliozheni”: Presim rezultatet e Mjekësisë Ligjore!

vovalbania February 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vdekja e 30-vjeçares pas lindjes, SUOGJ “Koço Gliozheni”: Presim rezultatet e Mjekësisë Ligjore!

Vdekja e një 30-vjeçareje nga Fieri, e cila më 28 janar u bë nënë e një djali, vjen reagimi zyrtar nga drejtuesit e maternitetit ku lindi.

SUOGJ “Koço Gliozheni” i shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës me inicialet M.V, e cila ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes së foshnjës.

30-vjeçarja është shtruar në spitalin tonë më datë 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese.

Lindja natyrale ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Disa ditë pas lindjes, nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar konform të gjitha protokolleve mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë.

Priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore për të mësuar shkakun e humbjes së jetës së pacientes.

Mjekët dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur për shkak të trombo-embolisë, pasi përjashtojnë mundësinë e hemoragjisë së brendshme. Ndërkohë, trupi i të ndjerës iu dërgua Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndonëse mësohet se fillimisht familjarët e viktimës nuk pranuan. Do të jetë autopsia që pritet të nxjerrë shkakun e vërtetë të këtij fataliteti.

Ky është i dyti rast në pak orë. Dje u raportua vdekja e një 34-vjeçareje në Elbasan, pas  abortit në maternitetin e qytetit. Drejtori i spitalit, Agron Gaxha siguroi se pacientja mori trajtimin e nevojshëm në spital. Duke vënë në dukje se nuk mund të shprehen për shkaqet e humbjes së jetës pa dalë ekspertiza mjeko-ligjore, ai informoi se ende janë në pritje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE