Ekzekutimi i agresorit në Maliq, ministri Balla: Policia e Shtetit zbatoi Ligjin!

vovalbania August 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekzekutimi i agresorit në Maliq, ministri Balla: Policia e Shtetit zbatoi Ligjin!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi pas ekzekutimit nga RENEA të 62-vjeçarit, i cili pasi plagosi gruan dhe djalin e hapi zjarr ndaj policisë në Qesarakë të Maliqit. Balla shkruan:

Mirënjohje forcave RENEA e atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë. Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin.

Ministri i Brendshëm kërkon që çdo grua e dhunuar të ketë besim të telefonojë policinë.

Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën.

Plagosi familjarët dhe nuk iu dorëzua policisë duke qëlluar vazhdimisht ndaj uniformave blu, sot RENEA ekzekutoi 62-vjeçarin Ramiz Muçollari në shtëpinë e tij, në Qesarakë të Maliqit.  Policia e Korçës dhe forcat RENEA kishin rrethuar banesën e këtij personi të armatosur, i cili refuzoi të dorëzohej e thirrjeve të forcave të rendit, iu përgjigjej duke hapur zjarr.

Mësohet se agresori vuante nga probleme të shëndetit mendor. Më herët dëmtoi me mjet prerës në këmbë, bashkëshorten 58 vjeçe e po ashtu goditi me mjet të fortë në kokë djalin e tij, Kamber Muçollari, 27 vjeç. Që të dy arritën të largoheshin nga shtëpia dhe u dërguan në spital, fatmirësisht jashtë rreziku për jetën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE