Nga dashuria drejt e në dhimbje, këto janë 7 fazat e rikuperimit pas një ndarje!

vovalbania February 02, 2023 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
Nga dashuria drejt e në dhimbje, këto janë 7 fazat e rikuperimit pas një ndarje!

Pas një ndarjeje zakonisht është e vështirë të përballesh me të vërtetën, ndërkohë që ndjenjat e trishtimit është e pashmangshme dhe po ashtu edhe pendesa e të tjera faza që i kalojmë të gjithë.  Në fakt, çdo histori dashurie është unike dhe rikuperimi pas ndarjes nuk mund të jenë i njejtë për gjithësecilin, megjithatë psikologët dallojnë 7 faza të zakonshme që mund të jenë pjesë e pas-ndarjes, disa prej tyre që mund t’i kaloni shpejtë ose disa që mund të zgjasin për një kohë të gjatë. Më poshtë kemi 7 fazat e rikuperimit pas një ndarje:

1.Kërkimi i përgjigjeve

Faza e parë ka të bëjë me përpjekjet për të kuptuar se çfarë ndodhi dhe PSE-të që i keni në kokë gjatë gjithë kohës. Kjo mund të jetë e rëndësishme për ju nëse ndarja ishte e papritur dhe ndiheni konfuzë e për më tepër, të refuzuar.  Gjatë kësaj periudhe, është e zakonshme të shikoni pas dhe të shqyrtoni veprimet tuaja, të mendoni për faktorët e jashtëm që mund të kenë kontribuar në ndarjen ose të përpiqeni të kuptoni sjelljen e partnerit tuaj. Ju mund ta gjeni veten duke bërë pyetjet: Ku gabova? A kërkova shumë? Çfarë çoi në pikën e kthesës? Dhe është ok që të luani “dedektivin” për pak kohë, por në një pikë duhet të ndaloni dhe të vazhdoni përpara.

2.Mohimi

Gjatë fazës së mohimit, mund të mendoni për t’u pajtuar ose të përpiqeni të gjeni arsyet pse partneri juaj nuk mund të jetë më me ju. Arsyet mund të duken kështu: Ai thjesht nuk është gati për një lidhje ose Ai do të kthehet kur të shohë se sa shumë i mungoj apo Atij i duhet vetëm kohë për t’i kuptuar gjërat. Faza e mohimit sillet rreth shmangies me përballjen me të vërtetën, një mekanizëm me të cilin ju i rezistoni procesit të pranimit të përfundimit të marrëdhënies.

3.Negocimi

Në këtë fazë, ju mendoni ende për mënyrat se si mund ta rregulloni marrëdhënien, madje edhe se si ta zhvendosni fajin për ndarjen mbi veten tuaj. Mendoni: ishte e paarsyeshme që unë të kërkoja “atë” apo “këtë” nga partneri im. Nuk duhej të bëja diçka që e dija që asaj/atij nuk i pëlqente. Premtoni se do të korrigjoni atë që e konsideroni të gabuar dhe jeni të gatshëm që të bëni gjithçka për ta rikthyer partnerin. Ju madje mund të kërkoni të bëheni miq me të ose të merrni përsipër angazhime që e dini edhe vetë se nuk mund t’i përmbushni.  Nga ana tjetër, gjatë kësaj faze është e zakonshme të ndjeni një ndjenjë të papritur qartësie, edhe pse shpesh mund të jetë një ndjenjë e rreme dhe që nuk bën gjë tjetër që, nën ndikimin e emocioneve, t’i drejtoheni ish-partnerit tuaj dhe të kërkoni falje për gabimet.

4.Kthimi

Kjo është një ndjenjë që ju godet rëndë pasi përfshin intimitetin emocional ose fizik me partnerin tuaj. Kjo ndodh kur ju dhe ai/ajo flisni në telefon ose takoheni pas një ndarjeje. Ndoshta u shkruani një letër ose dërgoni një mesazh jo të menduar mirë duke kërkuar një bisedë. Kjo fazë është një përpjekje për të lehtësuar dhimbjen e një marrëdhënieje të prishur, por ky lehtësim është shpesh i përkohshëm. Pasi ta shihni ish-partnerin tuaj, mund t’ju mungojë edhe më shumë se më parë dhe kthimi mund të shkaktojë ndjenja konfuzioni, keqardhjeje, lëndimi dhe trishtimi dhe mund të çojë në fazën tjetër të rikuperimit, zemërimin.

5.Zemërimi

Zemërimi mund të jetë i vështirë dhe mund të sjellë nevojën për të goditur diçka ose për të bërtitur, duke qenë se gati gjithmonë përfshin përpunimin e veprimeve lënduese të ish-partnerit tuaj. Ju mund të jeni të zemëruar që ai/ajo u nda me ju ose që tradhëtoi besimin apo premtimet që ju kishte bërë.  Ndoshta zemërimi është i rrënjosur në kombinimin e sjelljeve që çuan në ndarje. Zemërimi pas ndarjes mund të jetë i rrënjosur edhe në shumë ndjenja të tjera, duke përfshirë keqardhjen dhe xhelozinë. Sapo zemërimi të qetësohet, ju mund të pushtoheni nga nostalgjia, trishtimi dhe zbrazëtia. Të gjitha këto emocione nuk janë vetëm normale, por edhe të shëndetshme. Në fund të fundit, keni humbur dikë që ishte i rëndësishëm për ju.

6.Trishtimi

Gjatë kësaj faze, ju mund të filloni të përpunoni lamtumirën me ish-të dashurin tuaj. Trishtimi mund të jetë dobësues dhe shpesh shkon edhe në dëshmpërim, por edhe pse miqtë dhe familja mund t’ju mbështesin gjatë kësaj kohe, merrni parasysh të shihni një profesionist të shëndetit mendor për ndihmë shtesë nëse do e shihni të nevojshme.

7.Pranimi

Pranimi është drita në fund të tunelit, faza e fundit pas një ndarjeje. Pasi ka kaluar ca kohë nga përfundimi i lidhjes, mund të pajtoheni me faktin që partneri juaj nuk është më i juaji. Ju mund të ndjeni ende trishtim dhe zemërim, por emocionet tuaja nuk ju pengojnë si dikur. Gjatë kësaj kohe, mund të konsideroni të dilni përsëri në takime ose të merrni pjesë në aktivitete dhe hobi që fillimisht i keni shmangur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48845 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE