Çështja “McGonigal”, Blendi Fevziu ‘shpërthen’ keq ndaj Ramës: Duhet të japë shpjegim, e ka detyrim

vovalbania February 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çështja “McGonigal”, Blendi Fevziu ‘shpërthen’ keq ndaj Ramës: Duhet të japë shpjegim, e ka detyrim

Gazetari Blendi Fevziu tha se kreu i ekzekutivit Edi Rama e ka detyrim të japë shpjegime, duke shtuar se debatet do të vijojnë mes opozitës dhe mazhorancës. Duke folur në Klan News, Fevziu u shpreh se opozita e tanishme është kapur me këtë rast dhe ka fituar një shans kundër Ramës.

“Rama duhet të japë shpjegim për çështjen McGonigal, e ka detyrim. Është një histori e madhe, ka marrë faqet e para të shtypit botëror por jo aq për Shqipërinë sa për SHBA-në. Përmendet Shqipëria për çështjen ruse sepse kemi luftën në Ukrainë, nuk jemi në kushte normale edhe pse Deripaska ka qenë i sanksionuar më herët se lufta. Ka pasur dy sanksione të mëparshme atë të vitit 2014 në kohën e Krimesë dhe atë të vitit 2018, njëherë në kohën e presidentit Obama dhe njëherë në atë të Trump. Kështu që në këtë aspekt opozita ka marrë një kalë beteje të sajin, a është kali fitues këtë nuk di t’ua them sepse nuk kam një sondazh që të shoh si ndikon kjo në publik. Opozita është kapur me këtë gjë, nga ana tjetër është mazhoranca që ka argumentin se kjo është një histori e mbyllur dhe është një histori që do të mbajë debate edhe në ditët në vijim.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48598 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE