Juglindja nën petkun e dëborës, nuk ka akse të bllokuara

vovalbania February 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Juglindja nën petkun e dëborës, nuk ka akse të bllokuara

Moti i ftohtë që ka përfshirë vendin ka rikthyer reshjet e borës në zonat malore. Në juglindje raportohet se trashësia e dëborës ka arritur nga 5-15 cm. Aktualisht nuk raportohet për akse të bllokuara, ndërkohë vijon puna në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Sa i përket parasikimit për sot, vendi ynë pritet të përfshihet nga vranësira dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit në orët e para të mëngjesit.
Në zonat malore kryesisht në juglindje reshje bore me intensitet deri mesatar.

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit e më pas do të mbizotërojë orët me diell.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -1 deri 6°C, në zona e ulëta -1 deri 12°C, në zona bregdetare 5 deri 12°C.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48626 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE