Vllaznia në çerekfinalen e Kupës, shkodranët eliminojnë Bylisin dhe sfidojnë skuadrën kryeqytetase!

vovalbania February 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vllaznia në çerekfinalen e Kupës, shkodranët eliminojnë Bylisin dhe sfidojnë skuadrën kryeqytetase!

Vllaznia ia del të kualifikohet për në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në stadiumin Loro Boriçi, megjithatë të besuarit e trajnerit Mirel Josa kishin në “xhep” edhe rezultatin e sfidës së parë që kishte përfunduar në favorin e tyre 2-0.

Sa i përket sfidës, vendasit pësuan të parët golin teksa Kaçori në minutën e 74-të kaloi në avantazh ballshiotët. Gjithsesi, tre minuta më pas ishte sërish Kaçori që u bë protagonist këtë herë për keq duke qenë se u ndëshkua me karton të kuq duke lënë të tijtë në disavantazh numerik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE