Zelensky optimist për nisjen brenda vitit të negociatave mbi anëtarësimin e Ukrainës në BE!

vovalbania February 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zelensky optimist për nisjen brenda vitit të negociatave mbi anëtarësimin e Ukrainës në BE!

Volodymyr Zelensky optimist për fillimin brenda vitit të negociatave zyrtare për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian. Presidenti ukrainas bëri një përmbledhje të rezultateve të samitit BE-Ukrainë të mbajtur në Kiev.

Ka konsensus për faktin se është e mundur të fillojnë negociatat e anëtarësimit këtë vit. Tani, mund të themi se Ukraina po bën përparim drejt qëllimit të saj. Ne diskutuam dhe tashmë po flasim si anëtarë të komunitetit europian.

Edhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel  mbështeti anëtarësimin duke theksuar se “Ukraina është BE, BE është Ukraina”, por nuk përmendi afate.

Ukraina dhe Bashkimi Europian, ne jemi një familje. E ardhmja e Ukrainës është brenda Unionit.

Ndërkohë, shefja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen deklaroi:

Vendosmëria juaj për të çuar vendin përpara lë mbresa.

Numri një i Komisionit Europian pranoi se Ukraina ka bërë disa reforma, pavarësisht luftës, por ka shtuar se procesi për anëtarësim në BE nuk ka “afate kohore”. Anëtarësimi në bllokun europian është proces tejet kompleks dhe i gjatë, pasi lidhet me harmonizimin e ligjeve të vendit përkatës e ato të Bllokut.

Procesi nga statusi i vendit kandidat, të cilin Ukraina e siguroi vitin e kaluar e deri te nisja e bisedimeve zyrtare, në të kaluarën ka zgjatur me raste, madje më shumë se një dekadë.

Në një tjetër zhvillim, paraprakisht, Bashkimi Europian ra dakord të vendosë kufi të çmimit prej 100 dollarësh për fuçi për shitjet e naftës ruse. Masa synon t’i japë fund varësisë energjetike nga Rusia e të kufizojë paratë që Moska merr për të financuar luftën në Ukrainë. Para hyrjes në fuqi ditën e nesërme, diplomatët vendosën kufirin për karburantin rus të naftës e të avionëve, si edhe për benzinën.

Vazhdimisht, Europa ka reduktuar furnizimet me naftë nga Rusia. Çmimet janë rritur që kur rusët pushtuan Ukrainën, rreth një vit më parë. Nëse kufiri funksionon e nafta ruse vazhdon të rrjedhë, çmimet e karburantit nuk parashikohet të rriten në qiell, sipas analistëve. Europa mund të marrë furnizime alternative me naftë nga SHBA-të, India e Lindja e Mesme e Rusia të kërkojë klientë të rinj jashtë Europës.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49413 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE