2Ton sapo na zbuloi pak nga surpriza e tij!

vovalbania February 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
2Ton sapo na zbuloi pak nga surpriza e tij!

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai publikon.

Së fundmi, artisti nuk ka paralajmëruar vetëm një këngë, por për të gjithë ndjekësit e tij me anë të një Instastory ku shfaqej në studio ka zbuluar se do të sjellë një album. E për të gjithë ju dashamirësit e 2Ton vetëm pak më parë ai na zbuloi një pjesë nga një prej këngëve pjesë e albumit, ndaj bëhuni gati për shumë surpriza.

Jo shumë larg, artisti ndau me ndjekësit e tij këngën më të re ‘Falëm’. Në vetëm dy javë, ka arritur të numërojë mbi 1.5 milion klikime në platformën YouTube.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49065 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE