Ermal Fejzullahu ndan foton më të ëmbël krah vajzës së tij!

vovalbania February 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ermal Fejzullahu ndan foton më të ëmbël krah vajzës së tij!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë. Jo vetëm si një artist, por Ermali pëlqehet shumë nga ndjekësit dhe për familjen e tij të bukur që shpesh nuk ngurron të ndajë me ne momente nga përditshmëria e tyre duke i lidhur dhe dashamirësit e tij më shumë me të.

Ashtu si ka bërë dhe pak më parë teksa me anë të një Instastory na ka treguar vajzën e tij bukuroshe e cila është rritur mjaft dhe nuk është më një vogëlushe. Një postim mjaft i ëmbël teksa artisti shfaqet duke e puthur në ballë të bijën.

Së bashku me bashkëshorten e tij, Ariana janë një ndër çiftet më të bukur të showbizit shqiptar të cilët shpeshherë bëhen kryefjala e portaleve për familjen e tyre të bukur. Dyshja janë prindër të katër engjëjve, Arti, Buna, Era dhe Ana.

Shpesh i shohim artistët që reklamojnë një jetë luksoze në rrjete sociale dhe ‘përkëdhelin’ veten me dhurata të ndryshme e kështu ka bërë dhe Ermali, i cili na ka zbuluar surprizën më të veçantë që i ka bërë vetes dhe është pikërisht një automjet i tipit ‘Range Rover’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49439 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE