Keni humbur kontaktet me të afërmit në Turqi, publikohen numrat/Mbi 17 mijë viktima nga tërmeti!

vovalbania February 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Keni humbur kontaktet me të afërmit në Turqi, publikohen numrat/Mbi 17 mijë viktima nga tërmeti!

Sa vjen e bëhet më tragjik bilanci i viktimave të tërmetit të fillimjavës në Turqi e Siri ku deri tani janë mbi 17 mijë persona që kanë gjetur vdekjen. Ndërkohë, pas 80 orësh nën rrënoja, dy fëmijë dhe një grua u nxorën të gjallë. Njëri prej të miturve qëndronte i vetëm poshtë gërmadhave të një pallati me katër kate dhe që u shemb në distriktin e Elbistanit në Kahramanmarash të Turqisë.

Teksa vijojnë operacionet për shpëtimin e të mbijetuarve nga tërmeti katastrofik i 6 shkurtit, autoritetet shqiptare po tregojnë një kujdes të vazhdueshëm për shtetasit shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura në Turqi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se në dispozicion të tyre e për këdo që ka nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë në numrat:

Tiranë: (+355) 696 773 168

Stamboll:(+90) 539 656 621 9

Ankara: (+90) 549 561 198 5

Po ashtu, në dispozicion në 24 orë është dhe adresa e email-it: [email protected].

Ndërkohë, më në fund u ça bllokada dhe ndihmat e Kombeve të Bashkuara kanë arritur të depërtojnë në Siri, në zonat e kontrolluara nga rebelët opozitarë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ka kërkuar reagimin urgjent të organizatave humanitare për t’u siguruar që njerëzit që i mbijetuan tërmetit të mënjanojnë pasojat e tragjedisë.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Gjenevë, zyrtari i OBSH-së, Robert Holden paralajmëroi se ka shumë njerëz që janë në qiell të hapur, dhe në kushte të tmerrshme.

Kemi ndërprerje të mëdha në furnizimet bazë të ujit, kemi ndërprerje të mëdha në karburant, energji elektrike, komunikim, bazat e jetës. Ne jemi në rrezik real të shohim një fatkeqësi dytësore që mund të shkaktojë dëm për më shumë njerëz sesa fatkeqësia fillestare, nëse nuk lëvizim me të njëjtin ritëm dhe intensitet siç po bëjmë në anën e kërkim-shpëtimit.

Holden vuri në dukje rëndësinë e sigurimit që njerëzit të kenë elementët bazë për të mbijetuar.

Ka një ndjenjë qëllimi dhe një ndjenjë fokusimi. Dhe ky fokus nuk ka të bëjë vetëm me kërkimin dhe shpëtimin, ai fokus ka të bëjë me sigurimin që njerëzit të mbijetojnë dhe të kenë atë që u nevojitet.

 

 

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48763 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE