Ylli i Manchester Cityt Sergio Aguero i jep fund lidhjes 4-vjeçare me modelen Sofia Calzetti!

vovalbania September 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ylli i Manchester Cityt Sergio Aguero i jep fund lidhjes 4-vjeçare me modelen Sofia Calzetti!

Futbollisti i Manchester Cityt Sergio Aguero është ndarë nga e dashura e tij modele Sofia Calzetti pas një romance katërvjeçare. Njoftimi vjen pasi u shfaq një video që dyshohet se tregon 26-vjeçaren duke puthur një burrë tjetër në një klub nate. Ndërkaq, lajmin e ka konfirmuar edhe vet futbollisti në kanalin e tij Twitch.

Sofia këmbënguli se pavarësisht ndarjes, ajo ende e do ‘shumë’ ish-in e saj. Në një intervistë të fundit bukuroshja tha:

Thuhen shumë gjëra që nuk janë të vërteta. Gjithçka është në rregull, kemi dialog të mirë, por thuhen shumë marrëzi. Unë nuk jam në një lidhje. Ai është një person që e dua shumë dhe kam shumë respekt për të. Shkaqet e ndarjes janë mes nesh. Sa i përket videos ku dukem se jam me dikë tjetër, unë thjesht dola me miqtë dhe po argëtoheshim. Nuk kishte puthje.

Sergio ka qenë i martuar më parë me vajzën e Diego Maradonës, Giannina, për katër vjet. Ata u divorcuan në vitin 2012 dhe kanë një djalë së bashku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE