Nuk ka të ndalur, Dhurata Dora vjen me një projekt të ri muzikor!

vovalbania February 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk ka të ndalur, Dhurata Dora vjen me një projekt të ri muzikor!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

E duket se tregu ndërkombëtar ‘i rri më së miri’ bukuroshes, e cila ka vetëm pak ditë që ka publikuar ‘Yummy’ bashkëpunimin e saj me reperen e njohur Stefflon Don dhe këngëtaren INNA. E duket se bukuroshja nuk ka bërë aspak pushim, pasi ka lajmëruar se ka gati këngën e re ama këtë herë jo një bashkëpunim, e cila titullohet “Sonne”.

Besojmë se të gjithë jeni në dijeni për një nga miqësitë më të ngushta të showbiz-it, atë të Sara Hoxhës dhe Dhurata Dorës. Dy bukuroshet nuk i kursejnë aspak postimet dhe dedikimet në rrjete sociale për një-tjetrën që na vërtetojnë çdo ditë e më shumë afrimitetin që dyshja ka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE