Vazhdimi i operacionit antidrogë “Ndërthurja” nga blutë e Lezhës/Një në pranga, një në kërkim!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vazhdimi i operacionit antidrogë “Ndërthurja” nga blutë e Lezhës/Një në pranga, një në kërkim!

Në vijim të operacionit antidrogë policor të koduar “Ndërthurja”, uniformat blu të Lezhës arrestuan një person, si dhe shpallën në kërkim një shtetas tjetër. Ky operacion nisi në fund të qershorit, në datë 27, kur në qytetin e Laçit u zbulua një lokal i përshtatur për shitjen në doza të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa. Ndër të tjera, në njoftimin zyrtar thuhet se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar për mediat i Policisë Lezhë:

Në kuadër të operacionit “Ndërthurja” janë identifikuar dhe dy shtetas të tjerë, të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal në qytetin e Laçit.

Gjatë këtij operacioni, më datë 27 qershor, u zbulua në Laç, një lokal i përshtatur për shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, si dhe u arrestuan pronari i këtij lokali dhe një kamerier në këtë biznes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë dhe ata të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për përcaktimin e plotë të autorësisë së veprimtarisë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në qytetin e Kurbinit, rast i cili u godit më datë 27.06.2023, si rezultat i operacionit policor të koduar “Ndërthurja”.

Nga këto veprime u vu në pranga shtetasi I.N., 23 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.Gj., 23 vjeç, që të dy banues në Kurbin. Kjo pasi nga hetimet rezultoi se janë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e shtetasit A.Gj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE