Protesta e 11 shkurtit, PD çon shkresën në Polici!

vovalbania February 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protesta e 11 shkurtit, PD çon shkresën në Polici!

Protesta e 11 shkurtit ora 12 në Tiranë për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, Partia Demokratike njofton Policinë. Në shkresën mbi aktivitetin, PD parashikon se pjesëmarrja do të arrijë deri në 100 mijë protestues. Fillimisht, ata do të grumbullohen në selinë e Partisë Demokratike, sheshet Nënë Tereza e Skënderbej, për të vijuar më pas drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Foltorja e PD-së do të vendoset përballë Kryeministrisë.

Njoftimi zyrtar i PD-së:

Bazuar në ligjin 8773 datë 24.04.2021 “Për Tubimet”, Partia Demokratike e Shqipërisë do të organizojë në datë 11.02.2023, një tubim protestë në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit të Shqipërisë pasi ka vënë në rrezik pluralizmin, votën e lirë dhe demokracinë. Tubimi do të mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke filluar nga ora 12:00.

Pjesëmarrja do të variojë 80 mijë deri në 100 mijë protestues. Protestuesit do të grumbullohen në selinë e Partisë Demokratike, sheshin Nënë Tereza dhe sheshin Skënderbej dhe do të lëvizin në drejtim të Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

⚫ Foltorja do të vendoset në Bulevard përballë Kryeministrisë. Personat që do të flasin në protestë do të jenë drejtues të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Grupi i personave ndihmës për mbarëvajtjen e tubimit do të jenë rreth 200 persona me moshë mbi 18 vjeç, të pajisur me shenjat dalluese, shirit i bardhe me mbishkrimin PMT. Person përgjegjës do të jetë z. Ervin Minarolli, Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike të Shqipërisë, cel 0672030212, adresa Selia e PDSH Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 11, Tirane. Sa më sipër, njoftimi i aktivitetit për dijeninë tuaj në kuadër të mbarëvajtjes së tubimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE