Toyota shet mbi 1 milion makina të markës Corolla!

vovalbania February 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Toyota shet mbi 1 milion makina të markës Corolla!

Toyota Corolla, një model global i krijuar në tregjet evropiane, aziatike dhe amerikane, shiti 1.12 milion njësi gjatë vitit 2022. Kështu, makina më më e shitur në botë konfirmoi edhe një herë popullaritetin e saj sipas listës së bazuar në numrin e makinave të regjistruara, të përgatitur nga fokus2move.com.

Pozicioni i dytë i makinës më të njohur në botë i takoi modelit RAV 4 të Toyota-s. Deri më tani 871,400 modele RAV4 iu janë dorëzuar klientëve. Ndër dhjetë modelet më të mira është Toyota Camry, në vendin e dhjetë. Edhe pse projektuar kryesisht për tregun amerikan janë shitur 677 mijë njësi. Rikujtojmë se Toyota Motor Corp tha fundmi se po planifikon të prodhojë rreth 750 mijë automjete për këtë muaj.

Prodhuesi japonez i automjeteve tha se synon të prodhojë rreth 300,000 automjete brenda vendit dhe rreth 450,000 jashtë shtetit dhe se do të vazhdojë të monitorojë furnizimin e pjesëve të automjeteve. Toyota prodhoi 740,996 automjete globalisht në shkurt të vitit të kaluar, kundrejt një objektivi prej rreth 700,000. Toyota Motor Corporation është një prodhues shumëkombëshe japoneze e automobilave me seli në Toyota City, Aichi, Japoni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48836 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE