Luizi do të merrte sërish pjesë tek BBV3, por ja kush e pengon

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi e ka këngëtaren e preferuar por ajo refuzon një bashkëpunim me të

Një ndër fanpage-t e Luiz Ejllit në Instagram ka publikuar një video, ku shihet një nënë teksa përkedhel televizorin kur këngëtari shfaqej në ekran.

“Duke parë se dhe sa më donin kur isha aty, po të mos isha me Kiarën, do merrja prap pjesë tek “BBV 3″ sepse brenda ishte më e thjeshtë se sa tani jashtë”, shkruan Luizi në postimin e bërë në “itskryefjalahere”.

Padyshim që Luizi ishte një nga personazhet më të dashur dhe me më shumë mbështetje nga publiku, ndjesi që mesa duket këngëtari dëshiron t’a përjetojë sërish.

Kujtojmë që momentalisht Luizi është i fokusuar tek përgatitjet për premierën e filmit, “Në Kuadër të Dashurisë”, e cili pritet të transmetohet për herë të parë në Pallatin e Kongreseve më datat 9-10-11 Tetor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE