Mbulohet nga tymi Kryeministria, protestuesit hedhin kapsolla, marrshojnë drejt Parlamentit

vovalbania February 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbulohet nga tymi Kryeministria, protestuesit hedhin kapsolla, marrshojnë drejt Parlamentit

Një incident ka ndodhur pak më parë gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  Menjëherë pasi Berisha ka zbritur nga podiumi, disa nga qytetarët e mbledhur në tubim kanë hedhur tymuese dhe flakadanë në drejtim të godinës së qeverisë. Efektivët e policisë të vendosur “gardh” për mbrojtjen e godinës janë kthyer me kurriz për të shmangur incidentet.

Protestuesit duket se kanë hedhur kapsolla në shkallët e Kryeministrisë, godinë e cila mbeti e rrethuar me kordon police.

Duket se kapsolla ka krijuar tym dhe ka prishur radhët e policisë.

Deri më tani protesta ka vijuar e qetë dhe pa përplasje mes protestuesve dhe efektivëve siç ndodh zakonisht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE