Një burrë polako-kanadez arrestohet pasi dyshoi mbi vërtetësinë e ditarit të Anne Frank!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një burrë polako-kanadez arrestohet pasi dyshoi mbi vërtetësinë e ditarit të Anne Frank!

Së fundmi, një gjykatë holandeze dënoi një burrë polako-kanadez me dy muaj burg, pasi dyshoi se ditari i famshëm i Holokaustit të Anne Frank ishte një falsifikim. Gjykata nuk vendosi që 42-vjeçari Robert B. të dënohet me gjashtë muaj burg, pasi i pandehuri tashmë ka vuajtur dënimin në paraburgim. Ai nënkuptoi në këtë mënyrë se ditari është i rremë sepse disa nga faqet e tij janë shkruar me një stilolaps që ka hyrë në përdorim pas Luftës së Dytë Botërore.

Teoria filloi të qarkullonte kur disa faqe, të shkruara me një stilolaps, u gjetën mes letrave të Anne Frank në vitet 1980. Por ato rezultuan se ishin lënë aksidentalisht nga një studiues rreth 20 vjet më parë. Gjykata vendosi se mesazhi i shfaqur në shtëpinë-muze të Anne Frank kaloi kufijtë e tolerancës së shoqërisë.

“Të sugjerosh se Ana Frank shpiku stilolapsin vë në pikëpyetje vërtetësinë e ditarit të saj. Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të Ditarit të Ana Frankut për kujtimin e Holokaustit, e gjithë kjo mund të konsiderohet një lloj revizionizmi,”-shpjegoi gjykata në arsyetimin e saj. Ditari i Frank i gjetur nga i mbijetuari i vetëm i familjes, babai i saj Otto, është një nga rrëfimet më të rëndësishme të Holokaustit dhe është shitur pothuajse 30 milionë kopje.

Së fundmi një mësuese në Hampshire të Teksasit u pushua nga puna pasi lexoi një fragment nga ‘Ditari i Anne Frank’. Zyrtarët në Distriktin e Pavarur të Shkollës Hampshire-Fannett arritën në përfundimin se ajo u prezantoi nxënësve një libër të papërshtatshëm. Distrikti u dërgoi një email prindërve, duke i informuar se libri nuk do të lexohet më në shkolla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE