Si t’ja lehtësoni dhimbjen fëmijëve kur u shfaqen plagët e bardha dhe të dhimbshme në gojë!

vovalbania February 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si t’ja lehtësoni dhimbjen fëmijëve kur u shfaqen plagët e bardha dhe të dhimbshme në gojë!

Aftat janë plagë të vogla që u shfaqen fëmijëve në gojë të cilat dhembin. Ato janë plagë të vogla të cilat shfaqen në pjesën e brendshme të faqeve apo gojës, në fund të mishit të dhëmbëve dhe mbi gjuhë apo nën gjuhë. Mund të jenë shumë të dhembshme kur fëmija ha apo pi, madje edhe kur i lan dhëmbët. Plagët e aftave janë të ndryshme nga herpesi të cilat shkaktohen nga një virus dhe gjenden jashtë gojës ose rreth buzëve, në faqe, mjekër ose në vrimat e hundës.

Herpesi është ngjitës, por aftat nuk janë. Si shërohen? Nevojiten rreth dy javë që aftat të shërohen. Në atë periudhë mund të jenë të dhembshme, ndërsa tri deri katër ditët e para dhembjet janë më të forta. Zakonisht nuk nevojiten medikamente, por nëse fëmija ankohet për dhimbje, mund t’i kërkoni farmacistit ose pediatrit rekomandimin e një xheli ose medikamenti.  Nëse ato vazhdojnë pas disa javësh ose vazhdojnë të kthehen, vizitoni një mjek.

Si mund ta ndihmojnë prindërit një fëmijë me afta? Për të ndihmuar që aftat e fëmijës tuaj të jenë më pak të dhimbshme dhe për të parandaluar rikthimin e tyre, inkurajoni fëmijën tuaj që të shmangë ngrënien e ushqimeve të tilla si patatinat dhe arrat, të cilat mund të irritojnë mishrat e dhëmbëve dhe indet e ndjeshme të gojës. Të përdorë vetëm furça dhëmbësh me qime të buta dhe të mos i lajë shumë fort. Mos të përdor ushqime ndaj të cilave është alergjik. Të shmangë ushqimet pikante, të kripura dhe acidike që mund të irritojnë plagët e ndjeshme të gojës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48914 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE