Mendoni se ia keni bërë jetën ferr?! Disa mënyra se si të rregulloni marrëdhënien me punonjësit tuaj në mënyrë që ata të mos iu largohen!

vovalbania February 11, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Mendoni se ia keni bërë jetën ferr?! Disa mënyra se si të rregulloni marrëdhënien me punonjësit tuaj në mënyrë që ata të mos iu largohen!

Karantina e vuri jetën tonë të punës nën lupën e mikroskopit. Kur gjithçka u përqendrua vetëm me punën dhe kulturën e kompanisë, kjo bëri që shumë njerëz të pyesin veten: “A është kjo punë ajo që dua për jetën time?”. Dhe për shumë njerëz përgjigja ishte se kjo nuk ishte ajo çfarë ata donin. Kështu punonjësit u larguan masivisht ga vendi aktual i punës.

Vitin e kaluar, Gallup kreu një studim që zbuloi se 48 % e popullsisë që punon në Amerikë është në kërkim aktiv të punës ose në kërkim të mundësive. Sipas raportit ‘Jobvite Job Seker Nation 2022’, doli që 45 % e punonjësve të anketuar janë duke kërkuar në mënyrë aktive për një punë të re ose planifikojnë ta bëjnë këtë brenda vitit 2023. Për shkak të kësaj, profesionistët e burimeve njerëzore janë gjithmonë në kërkim të mënyrave për t’i mbajtur punonjësit në punë dhe më poshtë janë disa prej tyre…

Ofrojini punonjësve mundësi për t’u rritur

“Rritja e karrierës” është një shqetësim jetik për talentët më të mirë sot. Por, 54 % e atyre që thanë se po kërkojnë punë të re nuk kanë parë brenda kompanisë ku punojnë një pozicion të ri të përshtatshëm për ta. Nëse ata thonë se duan një pozitë të mirë, udhëzojini ata me hapat që duhet ndjekur për të arritur aty.

Paguani mirë punonjësit të cilët mendoni se vlejnë

Kur punëtorët ndihen se nuk po paguhen mjaftueshëm, ata do të largohen. Sipas anketës ‘Jobvite Job Seker Nation’, 27 % e punëkërkuesve po kërkojnë në mënyrë aktive për një pagë më të lartë. Jepni bonuse mujore për performuesit më të mirë në mënyrë që të gjithë të paguhen sipas punës që bëjnë.

Jepini përparësi shëndetit dhe mirëqenies së punëtorëve

Nëse punonjësi juaj është i lumtur dhe i shëndetshëm, ata do të performojnë mirë për organizatën tuaj. Kjo mund të jetë arsyeja pse 30 % e punëtorëve presin përfitime të shëndetit mendor nga punëdhënësit e tyre.

Vendoseni veten në këpucët e tyre

Njerëzit janë të shpejtë për të gjykuar se sa i lehtë është roli i dikujt ose krahasojnë atë që bëjnë ata vetë me atë që bëjnë të tjerët. Një herë në vit, planifikoni një plan që shefat të ndryshojnë rolet me secilin punonjës, në mënyrë që secili të ketë një ide për punën e tjetrit. Punonjësit do të përjetojnë se sa sfiduese është të drejtosh njerëzit dhe shefat do të fitojnë një perspektivë të re duke punuar me sfidat me të cilat punonjësit përballen çdo ditë.

Lavdërojini rregullisht për punën e shkëlqyer

Nëse nuk ua thoni punonjësve tuaj se si ata e bëjnë ndryshimin për kompaninë, ata do të shkojnë diku tjetër ku e aplikojnë këtë. Gjeni kohë gjatë gjithë ditës për t’u thënë “faleminderit” punonjësve për punën e tyre, kujtojini se çfarë pune të mrekullueshme po bëjnë dhe shpjegoni se si ata janë një pjesë e vlefshme e ekipit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49268 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE