Thellohet katastrofa, rritet me shpejtësi numri i viktimave në Turqi dhe Siri!

vovalbania February 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Thellohet katastrofa, rritet me shpejtësi numri i viktimave në Turqi dhe Siri!

Numri i të vdekurve nga tërmetet e së hënës që goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore arriti në 33,179 të dielën, ndërsa kjo shifër pritët të rritet në ditët në vijim. Autoritetet thanë se më shumë se 92,600 njerëz të tjerë u plagosën nga tërmeti shkatërrues.

Edhe pse Turqia ka, në letër, kode ndërtimi që plotësojnë standardet aktuale të inxhinierisë së tërmeteve, ato zbatohen shumë rrallë, duke shpjeguar pse mijëra ndërtesa u rrëzuan në anën e tyre ose u rrëzuan poshtë mbi banorët, raporton Asociated Press.

Për këtë, zyrtarët turq të drejtësisë shënjestruan më shumë se 130 persona, të cilët dyshohet se janë përfshirë në abuzime me ndërtimet, madje disa prej tyre përfunduan në pranga. Nga ana tjetër ekipet e kërkim-shpëtimit janë në terren dhe po gërmojnë mbi pallatet e shembura me shpresën për të shpëtuar sa më shumë qytetarë, pavarësisht se me kalimin e orëve, shpresat për të mbijetuar sa vijnë dhe shuhen.

Në Stamboll mbi 2 mijë persona të plagosur kanë lënë deri tani spitalin pasi gjendja e tyre shëndetësore u përmirësuam raportoi televizioni shtetëror turk TRT Haber

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49596 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE