Nuk kishte si të mungonte ndihma e saj e vyer, mesazhi i Angelia Jolie pas tërmetit tragjik në Turqi dhe Siri!

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk kishte si të mungonte ndihma e saj e vyer, mesazhi i Angelia Jolie pas tërmetit tragjik në Turqi dhe Siri!

Së fundmi ylli i kinematografisë Angelina Jolie ka reaguar për tërmetin tragjik që ndodhi në Turqi dhe Siri duke bërë thirrje për donacione për viktimat e tragjedisë që ka tronditur botën. Aktorja publikoi disa foto në Instagram me pamjet e situatës alarmante dhe bëri të ditur se edhe ajo ka ndihmuar.

Zemra ime është me njerëzit e Sirisë dhe Turqisë. Është e vështirë të kuptosh dhimbjen e paimagjinueshme që kaq shumë familje po vuajnë në këtë kohë. Më dërgoi këtë një mik, nga brenda Sirisë Veriperëndimore. Unë kam zgjedhur të ndihmoj. Shpresoj që edhe të tjerët të japin, në mënyrë që të vazhdojnë punën e tyre shpëtimtare.

Ndërkaq sot në Shqipëri, është ditë zie kombëtare në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, që janë mbi 39 mijë deri tani. Në Gaziantep të Turqisë, një grua u shpëtua nga gërmadhat pas 170 orëve, çka veçohet si mrekulli. Vendimi për të shpallur ditë zie u mor nga qeveria shqiptare në shenjë solidariteti edhe me Turqinë mike, vend që na u gjend pranë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në Facebook, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj publikoi foton e uljes në gjysmështizë të flamurit kombëtar në Presidencë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49203 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE