Ofendoi rëndë Kiarën, Amos reagon për herë të parë: Ishte një moment nervozizmi

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ofendoi rëndë Kiarën, Amos reagon për herë të parë: Ishte një moment nervozizmi

Ajo që i vuri “kapakun” fjalëve të rënda të Amosit, ishte ofendimi që i bëri Kiara Titos, teksa debatonte me Luizin.

Menjëherë pasi doli nga “BBV”, Amosi nuk e komentoi atë ofendim, duke thënë se nuk e mbante mend. Tanimë kanë kaluar ditë nga dalja e tij dhe aktori ka pasur mundësinë të shikojë videot që kanë qarkulluar.

Teksa ishte i ftuar sot në “Fun Club”, Amosi ka shpjeguar se ka qenë një moment nervozizmi dhe kjo fjalë ka dalë në sipërfaqe pa dashje.

Ndër të tjera ka kërkuar ndjesë për këtë ofendim ndaj moderatores.

“Duhet ta shikoja me lupë ça kisha thënë. Ishte një moment nervozizmi. E kam parë që e kam thënë. Nuk e dija që e kisha thënë. Ka dalë në sipërfaqe pa dashje. I kërkoj ndjesë”, ka thënë Amosi.

Kujtojmë se pas eliminimit, Amosi u shpreh se shakatë e tij janë keqkuptuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE