“Punë, punë”, mos ndoshta Dhurata Dora sapo na paralajmëroi projektin e ri muzikor?

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Punë, punë”, mos ndoshta Dhurata Dora sapo na paralajmëroi projektin e ri muzikor?

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Vetëm pak kohë pas këngës së saj më të fundit, artistja duket se ka nisur përgatitjet për një këngë të re. Këtë e ka treguar me anë të një video ku teksa shfaqet duke bërë make-up profesional, krahas ka shkruar: “Punë, punë, punë”, duke mos dashur të zbulojë më shumë.

Dhurata shpesh na ka surprizuar me bashkëpunime me artistë të huaj që jo vetëm pëlqehen nga ndjekësit por kthehen në një sukses të vërtetë. Thënë kjo nga hiti ‘Zemër‘ në duet me këngëtarin Soolking që numëron mbi 750 milion klikime në platformën YouTube. Duke vazhduar me të tjerë artistë të njohur ndërkombëtar si GIMS, Luciano apo Azet.

E duket se tregu ndërkombëtar ‘i rri më së miri’ bukuroshes, e cila pak javë publikuar ‘Yummy’ bashkëpunimin e saj me reperen e njohur Stefflon Don dhe këngëtaren INNA të cilën mund ta dëgjoni më poshtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE