Tea Trifoni zbulon në “Big Brother Radio” se pasi doli nga shtëpia e “BBV” vendosi që të mbyllej në një tjetër shtëpi!

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tea Trifoni zbulon në “Big Brother Radio” se pasi doli nga shtëpia e “BBV” vendosi që të mbyllej në një tjetër shtëpi!

E ftuar sonte në emisionin “Big Brother Radio” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë një nga ish-banoret e shtëpisë së famshme në Shqipëri, Tea Trifoni. Gjatë diskutimit që ajo pati me moderatoren e programit Elona Duron, tregoi më shumë rreth rutinës së saj tani që nuk ndodhet më atje brenda dhe se si po përshtatet me gjithçka.

Jam e lumtur që kam mundësinë të bëj telefonata me kë të dua tani.

Edhe gjatë intervistës së ditës së djeshme në “Big Brother Fan Club” Tea zbuloi se ende nuk e kishte prekur telefonin, kishte zgjedhur që të ‘merrte frymë’ në njëfarë mënyre njëherë dhe pastaj të shikonte se çfarë ndodhte me botën jashtë.

Pafund mesazhe që akoma nuk i kam lexuar sepse dua të ambientohem njëherë me jetën reale, çfarë ndodh jashtë. 

Jeta reale për Tea Trionin a është ashtu siç e kishte lënë para se të hynte në shtëpinë e “BBV” apo më ndryshe dhe më e paparashikuar?

Jo, mua më është dukur njësoj me thënë të drejtën. Nuk më është dukur dhe aq ndryshe, familjarët dhe njerëzit e mi janë mirë ashtu si i lashë. 

Përveç kësaj Tea zbuloi gjithashtu se ka qëndruar në shtëpinë e saj dhe e vetmja gjë që i mungon mund të jetë ajo zhurma dhe toni i lartë i zërit nga shtëpia e “BBV”.

Të flesh vetëm është paqja më e madhe që ekziston mendoj unë. Akoma nuk më janë mësuar veshët me qetësinë e shtëpisë. U mësova atje vetëm me zhurma dhe tonalitete të larta dhe tani më duket sikur më mungon diçka, është shumë qetësi shtëpia ime. 

Tea ka treguar se një pjesë e banorëve që janë larguar tashmë nga shtëpia e “BBV” dhe që ka pasur raport të mirë i kanë shkruar dhe e kanë ndihmuar me mënyrën se si të përshtatej me jetën jashtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE