Ofensiva ruse mbledh ministrat e Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel

vovalbania February 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbrojtja nga lufta në Ukrainë, si mund të aktivizohen detyrimet e NATO-s?

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të mbajnë një takim dy-ditor në Bruksel, i cili fillon më 14 shkurt, pas një mbledhjeje në Gjermani të të ashtuquajturit grupi Ramstein, i përbërë nga dhjetëra vende që kanë ofruar armë për Kievin.

Grupi Ramstein pritet të diskutojë për ndihmën e mundshme të mëtejshme ushtarake, pasi Ukraina u ka bërë thirrje aleatëve të saj të ofrojnë avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se çështja e avionëve do të diskutohet në takimin e NATO-s, në të cilin do të marrë pjesë edhe ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksiy Reznikov.

Stoltenberg më 13 shkurt mbështeti raportet e zyrtarëve lokalë ukrainas se një ofensivë e re e madhe ruse kishte filluar. Ai tha se aleanca ushtarake perëndimore nuk parë “asnjë shenjë” se presidenti rus Vladimir Putin do paqe.

“Çfarë po shohim është se presidenti Putin dhe Rusia ende dëshirojnë të kontrollojnë Ukrainën”, tha Stoltenberg.

“Ne shohim se si ata po dërgojnë më shumë trupa, më shumë armë, më shumë aftësi”, shtoi ai.

Por, Kievi po pret një ofensivë edhe më të gjerë që mund të ketë në shënjestër jo vetëm rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut, por edhe Harkivin në verilindje dhe rajonin e Zaporizhjës në juglindje.

Në komentet e tij më 13 shkurt, Stoltenberg tha se NATO do të rrisë objektivat për grumbullimin e municioneve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha në fjalimin e tij të mbrëmjes më 13 shkurt se është takuar gjatë ditës me komandantët ushtarakë për të diskutuar mbrojtjen e rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut, si dhe jugun e Ukrainës, përfshirë Odesën.

“Vëmendje e vazhdueshme i kushtohet furnizimit me armë, municione dhe gjithçka që rrit kapacitetin dhe stabilitetin për ushtarët tanë”, tha ai.

Valeriy Zaluzhniy, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, tha kishte zhvilluar një telefonatë me Komandantin Suprem të NATO-s në Evropë, Christopher Cavoli, në prag të takimit.

“Ne diskutuam çështjen e furnizimit me ndihmë ushtarake ndërkombëtare për Ukrainën dhe trajnimin e njësive tona në territorin e vendeve partnere”, tha Zaluzhniy.

Shtetet perëndimore veçse janë pajtuar që t’i japin Ukrainës tanke moderne, përfshirë tanket gjermane Leopard 2, por edhe artileri, makina luftarake dhe armë të tjera dhe municione.

Më herët, Rusia ka thënë se nëse Kievi merr avionë luftarakë nga Perëndimi, atëherë shtetet e NATO-s do të ishin palë të përfshira “direkt” në konflikt”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48587 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE