Fondet për vendoret, Celibashi: Për PD-në marrim si referencë zgjedhjet e 2015-ës!

vovalbania February 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fondet për vendoret, Celibashi: Për PD-në marrim si referencë zgjedhjet e 2015-ës!

Partia Demokratike, PD do të marrë fonde për zgjedhjet vendore të 14 majit të këtij viti, edhe pse nuk mori pjesë duke bojkotuar votimet lokale të 2019-ës, rreth 4 vjet më parë. Sot në një deklaratë për mediat, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, Ilirjan Celibashi tha se në këtë rast do të zbatohet Neni 180, që përcakton se për referim do të merren zgjedhjet pararendëse të vitit 2015. I pyetur në lidhje me fondin i cili pritet shpërndahet, Ilirjan Celibashi u shpreh se ky vendim i takon Kuvendit të Shqipërisë, por shtoi se nuk do të jetë më i vogël se 130 milion lekë.

Në dispozitën tranzitore Neni 180, ligji ka përcaktuar se merr fonde partia që ka marrë pjesë në zgjedhjet pararendëse në vitin 2019. E dimë që Partia Demokratike nuk mori pjesë, por Neni 180 ka përcaktuar se në referim do të merren sipas rastit zgjedhjet e viteve 2015 e 2017. Kuvendi e vendos se sa para’ do të vëmë në dispozicion të partive politike për fushatën e tyre zgjedhore, por ky fond nuk do jetë më i vogël se 130 milionë. Megjithatë është çështje e Kuvendit dhe nuk kemi obligim.

Ndërkaq, i pyetur në lidhje me Partinë Demokratike, për statutin e së cilës pritet të merret një vendim nga Gjykata e Apelit në datën 3 mars, pra pas më shumë se dy javësh, kryekomisioneri Celibashi theksoi se PD-ja do të regjistrohet nëse arrin të plotësojë kushtet.

Ka vetëm një Parti Demokratike që nëse do të plotësojë kushtet për t’u regjistruar, ajo do të regjistrohet. Në momentin që do të paraqitet kërkesa për regjistrim, ne do të vlerësojmë dokumentacionin dhe cilësitë e personit që paraqet kërkesën për regjistrim. Në datën 3 mars, Gjykata do të vendosë në lidhje me konfliktin se cili është organi qeverisës i Partisë Demokratike. Duhet që të jetë e qartë se cili është organi drejtues i asaj partie.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49566 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE