Kuvendi në seancë, opozita protestë/Berisha e disa deputetë demokratë të përjashtuar!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kuvendi në seancë, opozita protestë/Berisha e disa deputetë demokratë të përjashtuar!

Kuvendi në seancë plenare, opozita në protestë para Parlamentit. Të përjashtuar për shkak të tensioneve në seancat e kaluara, në sallë nuk do të jenë Berisha dhe deputetët Noka, Paloka, Këlliçi, Boçi, Zhupa, Vokshi, Baçi, Shehu, Salianji, Bardhi e Nallbati. Në rend dite është edhe shqyrtimi i kërkesës për shkarkimin e Lindita Nikollës nga posti i kryetares së Kuvendit.

Rendi i ditës i seancës plenare

Ne mbeshtetje te nenit 7, pika 6, nenit 27/1 te Rregullores se Kuvendit, bazuar ne kalendarin e punimeve per periudhen 5-25 shkurt 2023, URDHEROJ:

16. Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 16.2.2023, ora 10:00. II. Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:

17. Miratimi i procesverbaleve te seancave plenare te dates 2.2.2023 dhe 13.2.2023;

18. Njoftime;

19. Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr.10296, date 8.7.2010, “Per menaxhimin financiar dhe kontrollin”, te ndryshuar” .

20. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Finlandes, per eliminimin e tatimit te dyfishte ne lidhje me tatimet mbi te ardhurat dhe parandalimin e shmangien e evazionit tatimor”.

21. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se huas, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise (huamarresi) dhe Agjencise Franceze per Zhvillim (huadhenesi), per financimin e projektit “Furnizimi me uje i qytetit te Durresit”.

22. Projektligj “Per miratimin e kontrates shtese per ndryshimin e kontrates se koncesionit, ndermjet Ministrise se Financave dhe Ekonomise, si autoritet kontraktues, dhe shoqerive “Sicpa Security Solutions” s.a. e “Sicpa Security Solutions Albania” sh.p.k., per projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e nje sistemi per emetimin, shperndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e te pullave te kontrollit te barnave, miratuar me ligjin nr.l 0381 , date 24.2.20 11.

23. Projektvendim “Per shkarkimin e Kryetares se Kuvendit te Shqiperise, zonjes Lindita Nikolla.

24. Projektvendim “Mbi propozimin per punonjesit me kohe jo te plote pune prane KQZ, per procesin e pilotimit te votimit dhe numerimit elektronik ne zgjedhjet per Organet e Qeverisjes Vendore te dates 14 maj 2023”

25. Projektvendim “Per ndryshime ne strukturen organizative te ILD. 10.

Diskutime per çështje jashte rendit te dites (60′).

III. Ngarkohen Sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48687 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE