Racizmi i italianëve ndaj personave me ngjyrë, arbitri lë fushën!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Racizmi i italianëve ndaj personave me ngjyrë, arbitri lë fushën!

Prej vitesh opinioni publik italian po merret me racizmin ndaj të huajve, veçanërisht ndaj personave me ngjyrë, siç ka denoncuar edhe eksponentë të ndryshëm të sportit italian. Një nga rastet kryesore, ajo e yllit të volejbollit Paola Egonu, lindur në afërsi të Padovës nga prindër nigerianë. Pasi fitoi kampionatin europian dhe arriti finalen e Botërorit, Egonu u tërhoq duke mos i lënë shans kombëtares për rikthim, pasi akuzoi disa drejtues, por në përthithësi shoqërinë italiane, për racizëm.

Një tjetër rast, ai i ragbistit të kombëtares italiane Cherif Traore, i cili akuzoi shokët e ekipit për racizëm, pasi në lojën “Secret Santa” ata i dhuruan një banane. Por ditët e fundit një tjetër rast ka ndodhur në Veneton e Paolës, aty ku një arbitër ka marrë vendimin të ndërpresë një ndeshje për shkak të thirrjeve raciste ndaj tij.

Përballja ishte midis Bessica dhe Fossalunga, në grupin S të kampionatit rajonal të kategorisë së dytë. Një përballje një niveli amatorial, por ku nuk mungonte tensioni dhe ku tifozë të dy ekipeve nuk kursyen koret raciste ndaj arbitrit 35-vjeçar Mamady Cissè, me origjinë nga Guinea, për një penallti të dhënë në minutën 86. Arbitri mori një vendim të pazakontë, duke vendosur të tërhiqej nga gara para se të fishkëllente fundin e parakohshëm të ndeshjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48544 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE