Tea Trifoni zbulon gjithçka rreth eksperiencës së saj në “BBV” dhe se si e shikon lojën tani nga jashtë!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tea Trifoni zbulon gjithçka rreth eksperiencës së saj në “BBV” dhe se si e shikon lojën tani nga jashtë!

E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-banorja e shtëpisë së “BBV”, Tea Trifoni. Ajo përfundoi rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe në radio tregoi gjithçka rreth kësaj eksperience mjaft të veçantë dhe të bukur.

Kur e shikon nga televizori tani, kur e shikon nga jashtë është shumë bukur sesa ta përjetosh dhe të jesh aty brenda. Emocionet që përcillen përtej ekranit, nuk janë aq ‘intense’ sa ato që i përjeton vetë aty por ka sulme që bëhen brenda shtëpisë dhe drejtohen tek ti dhe i përjeton nëse je person emocional, siç isha unë. Ndërsa kur i sheh nga televizori është si një serial i bukur që je duke e ndjekur me intriga me gjëra. 

A bëhesh ‘addicted’ kur e shikon nga shtëpia “Big Brother VIP”?

Nuk jam bërë akoma ‘addicted’, nuk e di ndoshta nuk e kam parë mjaftueshëm ama i shikon të gjithë konkurrentët me tjetër sy sepse nuk je e përfshirë emocionalisht.

A është zhgënjyer Tea tani që i shikon banorët dhe lojën e tyre nga jashtë?

Jo, nuk më kanë zhgënjyer kam filluar ti shoh me sy më pozitiv, se aty brenda fillonin të të acaronin në mënyrën si merrnin frymë atje. 

Në shtëpinë e “BBV” ne kemi parë që banorët shepsh zihen dhe kapen me njëri-tjetrin për gjënë në të vogël dhe nga hici ndonjëherë, po a ndodhin këto në shoqërinë e Teas, a kapet ajo me miqtë njësoj si banorët brenda “BBV”?

Aty nuk ke shpërqëndrime të tjera ke vetëm petullat dhe bakllavnë, nuk ke as tv, as celular, as punën dhe as shoqërinë tënde, nuk ke asgjë, vetëm ata njërëz për 24 orë. Zgjohesh dhe fle me ta, lan dhëmbët bashkë, pret radhën e tualetit. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48933 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE