“E kam njohur para 10 vitesh…”/ Shoqëroi Ervis Martinajn, Jeton Lami thyen heshtjen, zbardh detaje nga takimi me ‘bosin’ e lojërave të fatit

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E kam njohur para 10 vitesh…”/ Shoqëroi Ervis Martinajn, Jeton Lami thyen heshtjen, zbardh detaje nga takimi me ‘bosin’ e lojërave të fatit

Ish-efektivi i policisë Jeton Lami i arrestuar për dhënie ndihme ndaj të shumëkërkuarit Ervis Martinaj ka refuzuar të japë shpjegime para autoriteteve sa i takon marrëdhënies së tij me ish-bosin e lojërave të fatit Ervis Martinaj.

Por, sipas gazetares Klodiana Lala, pak ditë më parë prokurori Bardhyl Shehu e ka pyetur Lamin në cilësinë e të pandehurit dhe i ka kërkuar të japë shpjegime për ndihmën që i ka dhënë Vis Martinajt.

Lami ka thyer heshtjen duke dhënë disa shpjegime për sa i përket shoqërimit të Ervis Martinajt, por ka thënë se nuk ka djeni për zhdukjen e tij.

“Ervis Martinajn e kam njohur 10 vite përpara. Me atë nuk kam pasur asnjë miqësi apo lidhje të ngushtë. Megjithatë tre ditë para se ta shoqëroja në Durrës, e kam takuar rastësisht tek një ambient te Zogu i Zi. Më ka kërkuar ta shoqëroja. E kam shoqëruar në drejtim të Durrësit dhe e kam dërguar në një hotel ku u takua me një mikeshën e tij. Të nesërmen kam shkuar sërish në Durrës, e kam marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i kam lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës. Aty sipas informacioneve që kisha Ervis Martinaj do të bënte disa takime. Në atë moment jam shkëputur me të dhe nuk kam asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur me të”, ka deklaruar për prokurorin ish-agjenti Jeton Lami.

Lami pretendon se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Martinajt dhe se nuk ka asnjë informacion për të dhënë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48787 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE