“Ka bërë një gabim…”/Ervin Kurti flet për lojën e mikut të tij Bledi Mane në “BBV”!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ka bërë një gabim…”/Ervin Kurti flet për lojën e mikut të tij Bledi Mane në “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio gazetari i njohur Ervin Kurti për të folur rreth fenomenit “Big Brother Vip”. Nëse Ervini do të ishte pjesë e BBV cilën strategji do të ndiqte?

Do bëja gallatë dhe nuk do i merrja gjërat seriozisht. Nuk dua të ketë energji të këqija, dua të kem unitetin. Unë vdes t’i bashkojë njerëzit.(qesh) Kam bashkuar shumë çifte. Luizi i prehu shpatat që në fillim por do të aktivizoja Kiarën që të ishte pak më aktive me Luizin. 

Çfarë opinioni ka Ervin Kurti për banorin më të ri të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Bledi Mane? Si e priti hyrjen e mikut të tij në lojë?

Na e mbajti sekret, e kemi pasur surprizë hyrjen e tij. Nuk duhet të na e thonte sepse do të dilte lajmi në portale. Kur e mora vesh që do të hynte Bledi mendimi i parë ishte që do t’i trazojë ujërat dhe do të fusë një koncept të ri të të bërit lojë. Kishte nga ata persona në rrjete sociale që kur Bledi hyri thanë tani do të fillojë Big Brother. Bledi bëri një gabim, nga emocionet e mëdha hyri dhe sulmoi Luizin dhe Oltën. Duhet t’i njohësh njëherë brenda pastaj fillo dhe sulmoji. Nuk mund të kesh sjellje agresive kur nuk i njeh akoma. Më pas Bledi futi një pjesë diskutimi, i shkriftoi banorët. Në Prime kur fillon flet e zgjat shumë argumentin dhe duket sikur mban një leksion. Flet një shqipe perfekte por e zgjat shumë. Bledi e pranon që ka bërë 3 herë burg dhe nuk e ka problem ta thotë. Jo të gjithë njerëzit e njohin siç e njohim ne. Ai nuk ka një mik apo mikeshë të ngushtë. Është i mirë me të gjithë, ruan pjesën individualiste dhe në “BBV” nuk do të jetë pjesë e një grupi. Nuk do të jetë në udhëheqjen e një lideri.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48612 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE