Vota e diasporës, KQZ kërkon dakordësi politike!

vovalbania December 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vota e diasporës, KQZ kërkon dakordësi politike!

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ku kërkohej plotësimi i kuadrit ligjor brenda një viti për t’iu mundësuar emigrantëve të votojnë, vuri në lëvizje Kuvendin e Shqipërisë dhe gjithashtu Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në nën-komisionin parlamentar për Diasporën dhe Migracioninin ishte kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili vuri në dukje se “institucioni që drejton është gati të merret me çështje rregullatore e po ashtu teknike, për t’i mundësuar emigrantëve të votojnë”. Por, që kjo të bëhet realitet, më parë duhet dakordësia e politikës.

Kjo çështje, sa më parë të marrë vëmendjen e Kuvendit të Shqipërisë. Por, më së pari të partive politike, pasi me siguri duhet të jetë një proces i diskutimit dhe i konsultimit politik. Do të ishte e dobishme që ky proces të fillonte sa më shpejt, se sa më shumë kohë kalon, aq më afër jemi me datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Për votimin e emigrantëve, Celibashi e përjashton mundësinë e të votuarit në ambasada e propozon:

Votimi elektronik do të ishte një opsion, një opsion shumë i mirë dhe tej atyre dyshimeve që normalisht e logjikisht, gjithësecili mund t’i ketë në lidhje mbi sigurinë e këtij procesi. Tashmë ka sisteme, të cilët ofrojnë siguri të plotë, të njëjtë me sigurinë që ofrohet nga shërbimi bankar, për llogaritë bankare lidhur me transaksionet që kryejnë individët apo edhe subjekte të ndryshëm tregtarë./Top Channel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48409 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE