Në kuadër të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ja disa nga filmat që lulëzuan kulturën kosovare në botë!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Në kuadër të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ja disa nga filmat që lulëzuan kulturën kosovare në botë!

Në mesin e shumë sukseseve që përcjellin artin në Kosovë, kinematografia ësht֝ë një ndër ato që ka lulëzuar kulturën kosovare në botë. Shumë filma u bënë pjesë e festivaleve më të mëdha në industrinë e filmit në botë, duke u nominuar edhe për “Oscars”. Zbuloni disa nga filmat më të suksesshëm dhe më me impakt…

Shok

“Shok” eshte filmi i parë kosovar i nominuar për çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të metrazhit të shkurtër. Një produksion i përbashkët mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, prodhuar nga Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott, me përkrahje nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Bazuar në histori të vërteta, filmi ndjek historinë e dy djemve, miqësia e të cilëve do të testohet deri në limite teksa luftojnë për mbijetesë gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Regjisori i filmit, Jamie Donoughoue, shkroi “Shok” duke u bazuar në ngjarje të verteta në luftën e Kosovës gjatë viteve ’90-të. Vëmendja që mori me filmin “Shok” i mundësoi Donoughoue marrëveshje për një dramë televizive në SHBA.

Zgjoi

“Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës. Fahrije Hoti, e pa shpresë, dhe me pikëllim në rritje që kur i shoqi u zhduk gjatë luftës në Kosovë, e vendosur të fillojë një biznes për të dalë nga vështirësitë dhe për të ndihmuar familjen. Ajo mbledh gra të fshatit dhe fillojnë biznesin, duke shitur havjar. Duke gjetur kështu ngushëllim tek njëra tjetra, dhe duke menduar për një të ardhme të ndritur.

Vera andrron detin

Filmi “Vera Andrron Detin”, është një tjetër film që përfaqësoi Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio, duke u shpërblyer kështu me Grand Prix / The Governor of Tokyo Award, çmimin kryesor të këtij festivali. “Vera Andrron Detin” është me regji të Kaltrina Krasniqi dhe skenar nga Doruntina Basha. Një film i cili siç tha edhe Kaltrina, mund të jetë ndër të parët filma shqiptar që ndjek jetën e një gruaje në moshë të tretë dhe tregon vështirësitë e mentalitetit dhe traditave të hershme në jetët moderne. Pas vetëvrasjes së papritur të së shoqit, Vera përballet me një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur tendencat e një skeme fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë.

Pa vend

Filmi “Pa Vend”, hyn në mesin e 5 filmave më të mirë evropianë. “Pa vend” nga Samir Karahoda u nominua për Çmimin prestigjioz të Akademisë Evropiane të Filmit, e cila nderon arritjet më të mëdha në kinematografinë evropiane. Ky është nominimi i parë për një regjisor nga Kosova.

Luaneshat e Kodrës

“Luaneshat e Kodrës” nga Luàna Bajrami është shpërblyer me çmimin ‘FIPRESCI’ që ndahet nga Federata Ndërkombëtare e Kritikëve të Fimit (Fipresci) për regjisorët nga Evropa Lindore me filmin e parë ose të dytë të gjatë. Shfaqur edhe në Festivalin e Kanës. Kjo është historia e 3 vajzave adoleshente në një fshat të thellë të Kosovës, të cilat mundohen tu japin zgjidhje ëndrrave të tyre.

Burri i Shtëpisë

Me skenar dhe regji të Andamion Murataj e me producent Ismet Sijarina, kanë filluar xhirimet e filmit “Burri i shtëpisë”. Filmi është historia e një burrneshe shqiptare në ditët e sotme. Edhe ky film, ka në thelb një histori autentike shqiptare, një histori thellësisht unike që ngërthen në kompleksitetin e saj shumë elemente të strukturës shpirtërore të formësimit të shoqërisë sonë ndër shekuj. “Burri i Shtëpisë”, është i shkruar më së miri, emocionalisht mbërthyes, një histori mjaft e pazakontë e cila na çon në një botë të panjohur. Karakteret janë të dallueshëm dhe historia ka një potencial kinematografik të mrekullueshëm. Skenari është mrekullisht ndjellës rreth botës së mistershme dhe të çuditshme të banuar nga këta karaktere – shprehet Claire Dobbin, një nga editoret më të njohura të skenarit në botë dhe përfaqësuese e “Quinox Europe”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49538 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE