Kaosi që shkakton në botë një vullkan!

vovalbania February 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kaosi që shkakton në botë një vullkan!

Shpërthimi i fundit i një vullkani ishte ai i Marap-it në vitin 2010. Periudha e kthimit të tij mendohet të jetë pas 750 vjetësh. Megjithatë, sipas ekspertëve, çdo gjë duhet të jetë në kontroll, pasi kur një vullkan aktivizohet mund të mos përcaktohet kurrë saktë se kur do të ndalojë. Nisur nga kjo ngjarje, në vitin 2018, studiuesit në Universitetin e Kembrixhit parashikuan disa skenarë të mundshëm. Një shpërthim, sipas tyre, mund të prodhojë re hiri dhe copëza të imta shkëmbi të shpërndara në ajër që përhapen nëpër ngushticën e Malacca-s drejt Singaporit dhe Malajzisë.

Kjo do të kishte dëme zinxhir, duke nisur nga ndryshimi i temperaturave, bllokimi i fluturimeve dhe lundrimeve. Anijet do të merrnin një rrugë tjetër, por ky ndryshim do të kishte një efekt të drejtpërdrejt në tregtinë globale. Shpërthimet e mëdha gjithmonë shoqërohen më pas nga lëkundje të forta tërmeti, që përveç dëmeve në ndërtesa dhe infrastrukturë, godet edhe linjën kabllore të internetit.

Një tërmet që lëkundi Tajvanin në vitin 2006, dëmtoi një kabllo të vetme që lidh Hong-Kongun me pjesën tjetër të botës. U deshën 45 ditë për të riparuar kabllot e tjera dhe bota të lidhej sërish me Hong-Kongun. Megjithatë, mendohet se një ditë do të jetë e mundur të shmangen shpërthimet e vullkaneve duke manipuluar magmën poshtë tyre, por fatkeqësisht jemi ende shumë vite larg nga një mundësi e tillë.

Tani për tani, të paktën, ekspertët po përpiqen të punojnë me një teknologji e cila mund të njoftojë përpara për një shpërthim të mundshëm. Ndërkaq, një oqean i ri po formohet, ja cili është kontinenti të cilin ai po e ndanë mes për mes. Pllakat tektonike të Tokës janë në fluks dhe lëvizje të vazhdueshme. Dhe kohët e fundit, shkencëtarët kanë njoftuar se të dhënat e reja satelitore mbështesin idenë se kontinenti afrikan po ndahet në dysh falë lëvizjes tektonike dhe se kjo ndarje do të krijojë një oqean të ri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49185 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE