“Ky është një nga momentet…”, pas 1 viti Einxhel Shkira rikujton finalen e “Big Brother Vip 1”!

vovalbania February 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ky është një nga momentet…”, pas 1 viti Einxhel Shkira rikujton finalen e “Big Brother Vip 1”!

Moderatorja Einxhel Shkira fitoi zemrën e publikut gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip”, ku arriti të ishte dhe një nga katër finalistët. Historia e saj e dashurisë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBV1” mori vëmendje të madhe, një lidhje të cilën ata e kanë vazhduan edhe jashtë dhe sot janë prindër të një djali, i cili quhet Trev.

Si sot një vit më parë është zhvilluar finalja e “Big Brother Vip 1” dhe Einxhel ka qenë një nga katër finalistët. Gjatë këtij viti shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj dhe për të nata e finales është një ndër momentet më të rëndësishëm pas ditës së lindjes së Trevit dhe propozimit për martesë nga Dj Dagz. Einxhel ka shkruar disa fjalë për atë mbrëmje dhe finalistët e tjerë.

 Të ndash finalen me miken e ngushtë të atij rrugëtimi dhe dy ‘rivalët’ e mi tregon që ajo eksperiencë është më shumë se një garë … i përngjason jetës tonë, ku na duhet dhe mund të korrim sukses krahë atyre që duam më së shumti dhe atyre që duhet të gjejmë mënyrë të bashkëjetojmë pavarësisht mospërputhjeve tona…

S’ja kam thënë kurrë ndoshta, por sot më shumë se kurrë jam krenare për finalen e merituar që patëm secili prej nesh!

Pas natës që kam lindur Trev dhe propozimit të Dagz, ky është një nga momentet më emocionues për mua.

Para disa ditësh Einxhel ka postuar disa foto me djalin e saj, ku na tregojnë se kanë dalë për një shëtitje. Tek një prej fotove teksa mban djalin e saj në krahë, Einxhel ka rikujtuar se çfarë i ka ndodhur një vit më parë. Gjatë asaj kohe Einxhel ishte banore e shtëpisë së “BBV1” dhe i ndodhi një incident ku dëmtoi krahun e saj dhe për pasojë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. E teksa një vit më parë Einxhel shpresonte që krahu i saj të ishte si më parë, sot jo vetë që është në gjendje shumë të mirë, por mban në krahë edhe vogëlushin e saj, Trev.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50095 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE