Helikopter mbi Ferma VIP/ Surpriza spektakolare për Albano Bogdon

vovalbania April 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Helikopter mbi Ferma VIP/ Surpriza spektakolare për Albano Bogdon

Një surprizë e jashtëzakonshme ka mbërritur në “Ferma VIP” për Albano Bogdon. Ky i fundit feston sot ditëlindjen, teksa urimi i erdhi nga qielli.

Një helikopter u shfaq mbi shtëpi, ku shkruhej: Edhe 100 perandor!

Surpriza spektakolare u pa nga të gjithë fermerët, ndërsa Albano u shfaq i emocionuar.

Aktori i humorit, mjaft i dashur nga publiku, feston sot 37-vjetorin e lindjes. Ky përvjetor e gjen në një eksperiencë të paharrueshme, siç është qëndrimi në “Ferma VIP”.

Ai është surprizuar edhe nga bashkëudhëtarët e kësaj aventure, të cilët festuan së bashku dhe i uruan ditëlindjen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE