Shmangni piskatoren në këto pjesë të trupit!

vovalbania February 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shmangni piskatoren në këto pjesë të trupit!

Në disa situata, gjatë heqjes së qimeve të padëshiruara nga trupi, piskatorja është mirë të zëvendësohet me gërshërë, sepse kështu parandalohen lëndimet e vogla dhe infeksionet. Me ngacmimin apo heqjen e qimeve që rriten në zonën e nishaneve, apo edhe përreth tyre, mund të shkaktoni infeksion nëse prekni me piskatore sipërfaqen. Mund ta irritoni atë pjesë të ndjeshme të lëkurës dhe të dëmtoni folikulat e qimeve.

Qimet në hundë kanë rol shumë të rëndësishëm për shëndetin, prandaj nuk duhet hequr në asnjë mënyrë, e sidomos jo duke i shkulur. Ato parandalojnë depërtimin e pluhurit dhe të baktereve për t’u futur brenda përmes hundës. Nëse ndonjë qime ju pengon, shkurtojeni me gërshorë dhe kini kujdes që të mos lëndoheni.

Të kesh pak qime në fytyrë është e zakonshme dhe normale. Por në disa raste, në fytyrën tuaj mund të shfaqen qime të errëta dhe të ashpra dhe ju mund ta gjeni veten duke iu drejtuar piskatores pothuajse çdo ditë. Kjo gjendje e pakëndshme quhet hirsutizëm dhe shpesh shkaktohet nga një çekuilibër hormonal.

Edhe pse depilimi dhe heqja e qimeve me lazer mund të ndihmojnë për të hequr qafe qimet e padëshiruara, ka disa mënyra natyrale për t’i reduktuar ato që mund të jenë po aq efektive. Ndërkaq, shumë njerëz përdorin briskun si mjet depilimi në pjesë të ndryshme të trupit. Së fundmi, TikTok po ndan gabime të thjeshta që mund të shkaktojnë djegie nga përdorimi i briskut. Videoja e postuar tregon dy gabime aq të zakonshme sa që shumë njerëz nuk i konsiderojnë të tilla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE