Mungesa e ndihmës në Siri, OBSH e shqetësuar/Apel për më shumë përpjekje!

vovalbania February 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mungesa e ndihmës në Siri, OBSH e shqetësuar/Apel për më shumë përpjekje!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shprehet e shqetësuar nga mungesa e ndihmave të nevojshme për pjesën veriperëndimore të Sirisë të prekur nga tërmetet. Në një deklaratë për gazetarët, kreu për situatat emergjente globale të OBSH-së, Mike Ryan tha se “është shumë e qartë se zona për të cilën ka më shumë shqetësime aktualisht është pjesa veriperëndimore e Sirisë”.

Tërmeti ka prekur edhe rajonet që kontrollon regjimi në Siri, por që njerëzit mund të sigurojnë qasje në shërbimet që ka atje. Duhet të kujtojmë që në Siri ka një luftë e cila vazhdon prej 10 vitesh. Sistemi shëndetësor është jashtëzakonisht i brishtë.

Duke përmendur rëndësinë e hapjes së përkohshme të disa pikave kufitare në kuadër të ndihmave humanitare, Ryan u shpreh se për momentin janë fokusuar për ndihmat e njerëzve. Thirrjen për mbështetje me 43 milion dollarë për punimet që zhvillohen në Turqinë dhe Sirinë e prekur nga tërmetet, OBSH e ka rritur në 84,5 milion.

Ndërkaq, Kombet e Bashkuara po u kërkojnë vendeve anëtare të kontribuojnë me 1 miliard dollarë për të ndihmuar miliona njerëz të prekur nga tërmeti që ka shkaktuar mbi 41 mijë viktima në Turqi dhe Siri:

Kombet e Bashkuara janë duke bërë thirrje për ndihmë humanitare prej 1 miliard dollarësh për popullin e Turqisë, që është duke vuajtur nga tërmeti më shkatërrues që e ka goditur këtë shtet në shekullin e fundit. Rreth 5.2 milion njerëz kanë nevojë për këto fonde.

Turqia është shtëpia e numrit më të madh të refugjatëve në botë dhe ka treguar bujari të madhe me fqinjët e saj sirianë përgjatë viteve. Tani është koha që bota ta mbështesë popullin e Turqisë ashtu siç ata kanë treguar solidaritet me vendet e tjera që kanë kërkuar ndihmë.

Njerëzit janë duke vuajtur dhe nuk kemi kohë për të humbur. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndajë fonde për t’iu përgjigjur një prej katastrofave më të mëdha natyrore të kohës sonë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE