Simbol i një dashurie të përjetshme, kafshët më “romantike” në botë!

vovalbania February 18, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Simbol i një dashurie të përjetshme, kafshët më “romantike” në botë!

Ka disa shpendë, gjitarë, madje edhe vertebrorë detarë që jo vetëm rritin pasardhësit së bashku, por gjithashtu mbrojnë njëri-tjetrin. Disa prej tyre çiftëzohen për gjithë jetën dhe janë simbol i një dashurie të përjetshme. Një nga këta janë peshqit engjëj. Me trupa të sheshtë dhe luspa të verdhë, këta peshq u shmangen grabitqarëve duke u fshehur me shkathtësi në të çarat e shkëmbinjve koralorë. Ata qëndrojnë gjithmonë në çift, krijojnë lidhje të ngushtë që në moshë të hershme dhe e kalojnë jetën e tyre duke udhëtuar, duke gjuajtur dhe duke ngrënë së bashku.

Kafshët e dashuruara bëjnë përpjekje të mëdha për të mbrojtur bashkëshortët e tyre. Shembulli më i mirë i kësaj janë patat që vënë veten në rrezik për të mbrojtur njëri-tjetrin. Një patë e përkushtuar do të qëndrojë roje mbi partnerin e lënduar, derisa të shërohet ose të ngordhë. Ashtu si ujqërit edhe dhelprat janë kafshë që çiftëzohen për gjithë jetën. Ato shquhen si krijesa monogame dhe ndërtojnë familjen e tyre. Në rastet kur mashkulli është çiftuar me më shumë se një femër, të gjithë do të ndajnë një strofkë të përbashkët.

Shumë zogj çiftëzohen përgjatë gjithë jetës, por albatrosët janë zogj të vërtetë dashurie. Këta shpendë romantikë rriten duke mësuar të shprehin dashurinë përmes kërcimeve dhe lëvizjeve. Albatrosët gjithashtu ndajnë detyrat familjare, duke përfshirë ndërtimin e folesë, ruajtjen e vezëve dhe rritjen e zogjve të vegjël. Lundërzat e lumit janë gjallesa thellësisht të dashura me bashkëshortët dhe pasardhësit e tyre. Ato mund të shihen duke qëndruar ngjitur teksa notojnë. Një arsye pse qëndrojnë kështu është sepse mashkulli kërkon të tregojë që partnerja e tij nuk është më e disponueshme për të tjerët.

Mjellmat kanë simbolizuar prej kohësh dashurinë dhe romancën. Ato çiftëzohen për gjithë jetën dhe nëse humbasin partnerin, kalojnë një kohë të gjatë në zi. Shumë zgjedhin të jetojnë vetëm dhe të mos kenë një partner të ri. Një simbol i bukur i mjellmave është harkimi i qafës dhe bashkimi që i bëjnë fytyrave të tyre. Nga kjo lëvizje duket sikur krijohet një formë zemre, ndaj nuk është çudi që këta shpendë shënjojnë dashurinë dhe martesën. Papagajtë e vegjël me ngjyra, e kanë marrë emrin nga natyra e tyre e ëmbël dhe besnikëria që i karakterizon.

Ata krijojnë lidhje të forta dhe të përjetshme me partnerët e tyre. Vetmia është shkaku kryesor i ngordhjes së këtyre zogjve, pasi ato sakrifikohen duke mos ngrënë më nëse partneri ngordh ose largohet. Turtujt kanë qenë prej kohësh një simbol i miqësisë dhe dashurisë. Në mitologjinë romake, perëndesha Fides, e cila përfaqësonte besnikërinë, shpesh përshkruhej duke mbajtur një turtull pranë vetes. Në mitologjinë greke, këta zogj tërheqin qerren e Afërditës, perëndeshës së dashurisë. Besnikëria e tyre madje frymëzoi Shekspirin, i cili shpesh përdorte turtujt si simbol të dashurisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE