U raportua si aksidentale, por në Maliq ndodhi vrasje/50-vjeçari u ekzekutua nga babai!

vovalbania February 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U raportua si aksidentale, por në Maliq ndodhi vrasje/50-vjeçari u ekzekutua nga babai!

Një ngjarje e raportuar si aksidentale dhe me pasojë një viktimë në Maliq, rezultoi se ishte vrasje me sende të forta. Në fshatin Zvezdë, një 50-vjeçar humbi jetën e sipas familjarëve ai ishte në gjendje të dehur kur u rrëzua në banesë dhe mori dëmtime të rënda në kokë që rezultuan fatale. Nga hetimi policor e provat doli se duke qenë në gjendje të dehur, viktima ishte konfliktuar në shtëpi me babanë 77-vjeç, të cilin u përpoq ta hidhte në pusin e ujit në oborr.  Më pas, i moshuari e goditi në kokë me mjete të forta dhe 50-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Në njoftimin e Policisë thuhet:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Korçës, ishte sjellë i pajetë shtetasi H. B., 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, menjëherë kanë shkuar në spital dhe në vendngjarje, me qëllim verifikimin e rastit.  Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.

Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor i përbërë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Maliq dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje.  Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babain Sh. B., 77 vjeç, të cilin ka dashur ta hedhë në pusin e ujit në oborr.

Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekiç që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. B., 77 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48900 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE