Ukraina, Pekini: Jo luftërave bërthamore/NATO: Më shumë mbështetje për Kievin!

vovalbania February 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukraina, Pekini: Jo luftërave bërthamore/NATO: Më shumë mbështetje për Kievin!

Dita e 360-të e luftës në Ukrainë. Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi iu bëri thirrje të gjitha vendeve të respektojnë parimin e integritetit territorial.

T’i thuhet “JO” luftërave bërthamore pasi askush nuk fiton. Për Ukrainën jemi në anën e paqes e të dialogut.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg apeloi për më shumë mbështetje me armë ndaj Ukrainës pasi i nevojiten për të fituar, ndërsa paralajmëron:

Putin nuk planifikon paqen, por ofensivat e reja.

Shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen:

Jo luftës imperialiste të Moskës!

Presidenti ukrainas Zelensky sërish kërkon mbështetjen e Perëndimit:

Nëse vendimet e botës ngadalësohen, Putin kalon në avantazh.

Presidenti francez Macron:

Europa të armatoset nëse do të mbrohet!

Ndërkaq, rusët sulmuan një zonë rezidenciale në Bakhmut dhe Grupi Wagner njofton se mori kontrollin e fshatit strategjik Paraskovievka, në veri të qytetit.

Rreziku i një fatkeqësie në një termocentral bërthamor në Ukrainë, për shkak të luftimeve ose humbjes së fuqisë së jashtme të tij mbetet i lartë, pavarësisht se kërcënimi ka rënë. Kështu deklaroi shefja e Zyrës Federale të Gjermanisë për Mbrojtjen nga Rrezatimi. Inge Paulini tha se “ekziston rrezik i konsiderueshëm për të ndodhur një aksident me pasoja të gjera, për aq kohë sa lufta vazhdon”. Në një intervistë u shpreh:

Rreth një vit nga fillimi i agresionit rus, tashmë ky rrezik duket se po tërhiqet në sfondin e ndërgjegjësimit të publikut. Përveç një sulmi të drejtpërdrejtë në një central, rreziku i lidhur me dështimet e furnizimit me energji elektrike është ndër shqetësimet kryesore”.

Nëse furnizimet e jashtme me energji elektrike për një central bërthamor ndërpriten dhe burimet rezervë gjithashtu dështojnë, kjo mund të çojë në një shkrirje bërthamore. Energjia elektrike është absolutisht e nevojshme për funksionimin e sigurt. Ekziston një tension i vazhdueshëm rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhias, në Ukrainën Juglindore, e cila është e pushtuar nga Rusia. Vitin e kaluar, centrali që është më i madhi në Europë u granatua vazhdimisht e pësoi probleme me furnizimin me energji elektrike.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49261 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE