Tërmeti i fuqishëm në Tajvan ngre shqetësime te gjigantët teknologjikë!

vovalbania April 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tërmeti i fuqishëm në Tajvan ngre shqetësime te gjigantët teknologjikë!

Së fundmi, Tajvani është goditur nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë, i konsideruar si tërmeti më i fuqishëm në rajon gjatë 25 viteve të fundit.  Përveç shqetësimit për numrin e viktimave të kësaj tragjedie të tjerë shqetësohen edhe për dëmet serioze të kompanisë lidere në botë të çipave, TSMC dhe se cili mund të jetë efekti i saj te klientë si Apple, MediaTek, AMD dhe Qualcomm.

TSMC ndodhet në anën e kundërt të ishullit nga ku ishte epiqendra e tërmetit, pozitë kjo e cila i mundësoi asaj të shpëtojë pa pësuar dëme serioze. Megjithatë, dridhjet janë ndjerë në zyrë dhe fabrikat e kompanisë, duke shkaktuar kështu tronditje te punëtorët të cilët më pas u evakuuan. TSMC më vonë i ktheu ata të sigurt në punë.

Edhe pse kompania nuk pësoi dëme serioze, ajo raportoi për disa dëmtime në pajisjet e saj për prodhimin e çipave. Sipas analistëve, do të duhen javë të tëra që kompania të rikuperohet nga mbyllja që zgjati disa orë, shkaku i numrit të madh të çipave që kanë mbetur pa prodhuar gjatë asaj kohe. Ndikimi i përgjithshëm në kompani mund të jetë një ulje prej 60 milionë dollarësh në fitimet e tremujorit të dytë të vitit 2024.

Ndërkaq, Kina shprehet e gatshme që të ofrojë ndihmë për Tajvanin pas tërmetit shkatërrimtar. Një zyrtare tha se “autoritetet në Pekin janë shumë të shqetësuara për situatën e krijuar nga fatkeqësia natyrore”. Kina po e monitoron situatën dhe është e gatshme që të ofrojë ndihmë për fatkeqësitë, thuhet në një deklaratë. Tajvani ka një qeveri të pavarur që nga viti 1949, por Kina e konsideron demokracinë vetëqeverisëse si pjesë të territorit të saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48931 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE