Parandalohet atentati në Elbasan? Policia gjen BMW X6 me 3 kallashnikovë e 2 bidonë benzine brenda, u informua më parë! Makina afër shtëpisë së Erion Alibej

vovalbania February 19, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Parandalohet atentati në Elbasan? Policia gjen BMW X6 me 3 kallashnikovë e 2 bidonë benzine brenda, u informua më parë! Makina afër shtëpisë së Erion Alibej

Një atentat mafioz është mundur të parandalohet në Elbasan, nga prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim të ngushtë me drejtorinë vendore të policisë Elbasan mëngjesin e sotëm. Burime për Report Tv bëjnë me dije pranë grupit hetimor se është mundur të lokalizohet një automjet tip Foristradë, e cila ka qenë e parkuar në zonën e quajtur ish-Konservimi, pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’. Po te njëjtat burime me thonë se dhjetëra forca policie kanë rrethuar makinën në bordin e të cilës janë sekuestruar dy armë të llojit kallashnikov, dhjetra fisheke, si dhe një shishe me lëndë ndjekëse, gati për atentat. Makina ishte fshehur në një magazine të braktisur.

Në zonën ku është gjetur automjeti është banesa e Erion Alibej, i arrestuar tashmë nga policia. Nuk dihen as personat dhe as shënjestra, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera ne zone për te zbardhur ngjarjen.

Erjon Alibej i akuzuar për disa krime, ka dhënë deklarime për një seri ngjarjesh kriminale duke shprehur se do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Ai ka të paktën 30 persona. SPAK nuk i ka dhënë ende statusin e të penduarit pasi po verifikon vërtetësinë e thënieve.

Prej shkurtit të vitit të kaluar Erion Alibej është marrë i pandehur nga Gjykata e Posaçme, e cila pranoi kërkesën e atëhershme të SPAK për ta gjykuar, i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe si porositësin e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Në Shtator të 2020-s, Erion Alibej zyrtarisht është akuzuar si porositësi i dy vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, per te cilat ka folur edhe Dumani. Emiljano Ramazani i njohur me nofkën ‘Rramani’ u bë poshtë shtëpisë së tij, teksa ai po parkonte automjetin tip “Ford Fokus”. Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, trupi të cilit u gjet i hedhur në rrugë.

Njoftimi i policisë

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë marrë informacion se në orët e vona të natës së mbrëmshme mund të ndodhte një ngjarje e rëndë kriminale.

Bazuar në këtë informacion, Policia ka shtuar prezencën në terren, ka ngritur pika kontrolli dhe ka ushtruar kontrolle intensive në disa objekte të cilat dyshohet se shërbenin për fshehjen e sendeve dhe mjeteve me të cilat mund të kryheshin veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë morën informacion se si pasojë e presionit të Policisë në terren, shtetasit që do të kryenin ngjarjen kriminale dyshohet se kishin fshehur automjetin që do të përdorej për kryerjen e krimit.

Në këtë kuadër, si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, është gjetur një automjet tip “BMW X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë).

Po në vijim të kontrolleve, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, të cilët në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësëor Elbasan, vijojnë punën për të bërë të mundur fiksimin e provave në vendngjarje, hapjen dhe kontrollin e automjetit.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë shoqëruar disa shtetas, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Veprimet janë në vijim dhe në përfundim të tyre, do të ketë një informacion përfundimtar.

Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e medias që në lidhje me këtë ngjarje, për shkak të rëndësisë dhe konfidencialitetit të hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, të mos japin informacion të pakonfirmuar, por të presin rezultatet e hetimit intensiv që po kryhet nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE