Diola rrëfen takimin me ish-bashkëshortin pas daljes nga Big Brother Vip

vovalbania February 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Diola rrëfen takimin me ish-bashkëshortin pas daljes nga Big Brother Vip

Diola Dosti ka disa javë që është larguar nga Big Brother VIP Albania.

Ajo në Top Radio Albania ka treguar se është befasuar nga reagimi i ish-bashkëshortit të tij që ai ka bërë pas daljes.

“Ish-bashkëshortin e kam takuar të nesërmen dhe më bëri çudi me thënë të drejtën sepse më dha dorën tamam jo si gjithmonë gjysmë”, tregoi ajo.

Ajo është pyetur edhe për raportin me Xhonatanin, por që mohojë të jap një përgjigje konkrete.

“Kjo është e vërtetë, Xhonatani ishte një person që kishte një energji krejtësisht tjetër nga personat e tjerë, ishte një person pa sherr, i sinqertë, kishte një kimi shumë të pastër. Ashtu jam edhe unë dhe kjo ishte arsyeja se pse ne të dy na lidhnin edhe lojërat në fakt. Edhe pjesa e kërcimit pastaj sepse është komentuar shumë ajo, unë kam kërcyer edhe me Luizin në fillim. Unë e kam pasion kërcimin”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE