Merr ftesë për 100 vjetorin e lindjes së të madhit Kadri Roshi, Agron Llakaj revoltohet nga ky detaj

vovalbania January 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Merr ftesë për 100 vjetorin e lindjes së të madhit Kadri Roshi, Agron Llakaj revoltohet nga ky detaj

Aktori i mirënjohur i humorit Agron Llakaj ka shprehur revoltën ndaj një situate, që sipas tij është e padrejtë.

Bëhet fjalë për një ftesë që aktori ka marrë për 100 vjetorin e lindjes së të madhit Kadri Roshi, një ftesë e ardhur jo nga institucionet që duhet ta nderonin këtë figurë të madhe, por personalisht nga djali i tij.

“Sot mora nje ftese nga Kliti (i biri i te madhit Kadri Roshi)…,e lexova ftesen dhe u revoltova, 100 vjetorin e ketij Gjeniu te kinemase dhe teatrit shqiptar e organizon vet i biri…,po shteti,ku eshte shteti?!..po bashkia e Tiranes?!
Mirenjohja dhe nderimi per kete emer te madh, ne kete 100 vjetor duhet te kthehet ne nje ngjarje te madhe per te gjithe shqiptaret.
Teatri eksperimental me gjithe respektin,eshte e vogel per Artin e Tij te pakrahasueshem. Le te tregojme se jemi popull dhe komb i qyteteruar…,nuk duhet te harrojme kurre nderimin dhe respektin per Ata qe me Artin e tyre mbeten te pavdekshem dhe pjese e memorjes tone kombetare.
Le ta lexojne edhe ata qe promovojne 10 cm tru si investimin me te rendesishem te shoqerise…, te marrin masa per organizimin madheshtor te ketij 100 vjetori.
Le te tregojme se sjemi popull facebook,instag dhe tik-tok.
Uroj te jete dhe te realizohet si e tille dhe sic e meriton Ai.
KADRI ROSHI , Nder i Kombit…,Legjende!“, ka shkruar Llakaj në një postim në instagram.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48868 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE