Akuza nga publiku se po “marrin shembull” nga BBVA, çfarë ndodhi në BBV Kosova

vovalbania February 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuza nga publiku se po “marrin shembull” nga BBVA, çfarë ndodhi në BBV Kosova

Konkurrentja që ka ndërprerë garën e “Big Brother Vip Kosova” për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh është aktorja Arta Selimi.

Arta ishte në nominim së bashku me katër banorë të tjerë: Vedatin, Artanin, Mbresën dhe Brunon. Ajo ishte bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova” që prej nisjes së këtij edicioni të parë me datën 5 dhjetor dhe ka pasur shumë debate në shtëpi, kryesisht me Xhulin.

Publiku nuk e ka pritur mirë eliminimin e Artës nga “Big Brother Vip Kosova”, duke shprehur përmes komenteve pakënaqësitë e tyre dhe duke hedhur akuza edhe ndaj produksionit.

Kjo ngjan me produksionin e “Big Brother Vip Albania”, i cili gjithashtu merr shpesh akuza nga publiku. Së fundmi produksioni i “Big Brother Vip Albania”, vendosi që të bllokojë edhe komentet nëpër postimet e tyre në faqen zyrtare, për shkak të komenteve ofenduese, bullizuese, dhe kërcënimeve që marrin familjarët e banorëve

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE